Flash News

Ditari i Maxhorancës

Deputeti i PS kundër rritjes së akcizës së birrës: S’ka mundësi të jenë fshehur të ardhurat, i vetmi biznes që vendos pullë fiskale

Deputeti i PS kundër rritjes së akcizës së birrës:

Në paketën fiskale 2023, Ministria e Financave dhe Ekonomisë parashikon ndryshime në projektligjin “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë”, duke propozuar ndryshimin e nivelit të akcizës së birrës.

Ndryshimi me paketën e re fiskale konsiston në unifikimin e tarifës së akcizës për birrën e bërë nga malto nga prodhues vendas e të huaj me sasi më të vogël dhe më të mëdha se 200,000 HL në vit. Konkretisht, propozohet që si për prodhuesit vendas dhe të huaj për sasi më të vogël 200,000 hl, të barazohet niveli i akcizës në masën 710 lekë/HL, sikurse është aktualisht.

Kjo ka sjellë edhe kundërshti mes vetë socialistëve. Deputeti socialist Vullnet Sinaj u shpreh kundër ndryshimeve që kërkon të bëjë qeveria, duke ngritur një sërë pyetjesh.

“Akciza e birrës do të rritet për 5 vjet, keni parashikuar që në 2027 ajo të shkojë në shifrat 710 leke për hektolitër. Në relacionin e sotëm unë nuk shikoj asnjë gjë të tille të parashikuar sesi do të përshkallëzohet rritja e akcizës së birrës.

Çfarë ka menduar Ministria e Financave për kete shkallezim te rritjes se akcizes se birres për prodhues vendas dhe ata me nen 200 mije hektolitra ne vit? Sipas këtij propozimi parashikohet te mos aplikohet nje shkalle e nivelit te akcizës sipas direktivës 92-94 vendet anëtare u lejohet te aplikojne një normë.
Vetë direktiva parashikon që te kemi nje akcize te diferencuar te prodhuesve te birrës.

Kam informacion vendet e komunitetit, kane akcize te diferencuar me birrën e importit. Si do ta marrim direktivën e Europes ashtu siç e thoni ju apo ashtu siç thone bizneset e birres, te cilët thone qe kjo direktive bën diferencimin?

Nuk e di nëse keni bërë ndonjë analizë çfarë do ndodhë me biznesin vendas të prodhimit të birrës, i vetmi biznes që vendos pullë fiskale mbi birrën, veç akcizës, nuk e kuptoj si ka mundësi që tatimet të ngrejë probleme se ka të fshehur të ardhura nga birra, kur është me pullë fiskale dhe s’ka shase të shitet jashtë prodhimit, dua një informacion më të zgjedhur?-tha Sinaj.

 

Të fundit