Flash News

Ditari i Maxhorancës

Deputeti socialist provokon sërish me foton e diktatorit

Deputeti socialist provokon sërish me foton e diktatorit

Deputeti socialist Bujar Çela ka provokuar sërish. Ai ka çuar një foto të diktatorit Enver Hoxha në grupin e Komisionit të Integrimit.

Pasi ka dërguar foton ai ka shkruar "Rroftë Partia Demokratike", dduke provokuar deputetët e opozitës, pasi në foto duket dhe ish-kryeministri Sali Berisha.

Ky është një veprim i përsëritur nga ana e socialistit, i cili uroi Ditën e Pavarësisë me foton e diktatorit. Sjelljet e tij kanë sjellë reagime të ashpëra jo vetëm nga radhët e deputetëve të Partisë Demokratike, por edhe më gjerë.

Por pavarësisht reagimeve të shumta vetë ligjvënësi socialist nuk është tërhequr nga deklarata e tij. Megjithatë, këto nuk janë skandali i vetëm për të cilin është përfolur deputeti socialist.

Deputeti socialist provokon sërish me foton e diktatorit

Të fundit