Flash News

Ditari i Maxhorancës

Deputetja e PS lëshon gojën: Për prapanicën tënde po digjet Shqipëria

Deputetja e PS lëshon gojën: Për prapanicën tënde po

Seanca e sotme parlamentare është shoqëruar me përplasje dhe gjuha e ashpër mes mazhorancës dhe opozitës.

Shkak për replikat u bë përdorimi i fjalës “vithe” nga kreu i PD, Sali Berisha në drejtim të zëvendëskryeministres Belinda Balluku, çka ka sjellë reagimin e menjëhershëm të deputetëve socialistë.

Deputetja Sara Mila l137shoi gojën duke akuzuar kreun e PD-së se prej vitesh, sipas saj, ka dëmtuar vendin për interesa personale dhe familjare.

“Meqë na quajti si mbrojtës të prapanicave, po si ka mundësi që të djegësh Shqipërinë prej 30 vitesh për prapanicën tënde e të familjes tënde dhe të njerëzve të tu dhe nuk u lodhe për atë prapanicën tënde dhe nuk u lodhën këta”, u shpreh Mila gjatë fjalës së saj.

Nga ana tjetër, Berisha iu përgjigj shkurt, duke e cilësuar deputeten “gojëpërdalë” dhe duke deklaruar se nuk i përgjigjet, sipas tij, personave të tillë. “Sojit të tyre nuk i përgjigjem kurrë… Gojëpërdalurave nuk duhet t’u përgjigjesh kurrë”, tha Berisha.

 

 

Të fundit