Flash News

Ditari i Opozitës

“Derbi mes Berishës dhe Bashës”, Shano: Njëri mbron karrierën, tjetri vulën. PD-ja po e pëson

“Derbi mes Berishës dhe Bashës”, Shano: Njëri mbron

Analisti Dritan Shano e ka cilësuar të vështirë situatën aktuale në seilnë blu pas përjashtimit të Berishës nga grupi parlamentar i opozitës.

Në një intervistë për emisioni “ABC Live”, Shano u shpreh se ajo qëpo ndodh mes Berishë dhe Bashës është më shumë si një ‘derbi personal’ mes të dyve, ku në mesin e përplasjes së interesave njëri mbron karrierën e tjetri vulën.

“Jemi në një ditë shumë të vështirë si opozitë. Kjo që po ndodh sot në PD është një lojë e filluar që në vitin 1991 me ndryshimin e parë të satutit të saj që zgjaste mandatit  e kryetarit pa kufi. Kjo që paraqitet sikur është një krizë e PD unë e shoh si derbi personal të Berishë dhe Bashës nga e cila po e pëson PD. Ne kemi një përplasje interesash kryesish personale, njëri mbron karrierën e vet, tjetri vulën,” tha ai.

Shano shton se nga e gjithë ‘beteja’ mes ish-liderit dhe liderit aktual të demokratëve, Berishës dhe Bashës, më i fituari del kryeministri Edi Rama.

“Nuk mendoj se kjo që po ndodh tani mes Bashës dhe Berishës është e panjohur nga ata që kur DASH e shpalli “non grata”. Kjo krizë do shfaqet në këto forma. Njëri është i konsumuar dhe tjetri është i dëmtuar. Unë shoh përtej zhurmës së momentit. Kjo luftë mendoj se ai që fiton nuk është as Basha dhe as Berisha, por vetëm Rama. Do ketë gjithmonë një lloj guerrilie. Sikur u përmendën edhe më parë metodat e Bashës janë të njëjta me ato të Berishës. Nuk e di çfarë qëndrimi do mbajë elita e Bashës në raport me Berishën. Ata janë njerëz që më shumë se të Bashës janë të Berishës. Por interesi i lojtarëve në fushë, që është edhe Rama, është se nga kjo luftë që do vijojë të dalë i fituar Basha. Kanë filluar ato shkrimet që mbushin opinionin, që duan ta shfaqin si distancim të Bashës nga Berisha. Nuk është e vërtetë Basha është larguar nga Berisha si person, por jo si metodë,” deklaroi Shano. 

 

Të fundit