Flash News

E-TJERA

Dëshminë ose jetën/ Tentohet eliminimi i Luftar Reçit, i penduari i drejtësisë do të helmohej për 100 mijë euro

Dëshminë ose jetën/ Tentohet eliminimi i Luftar Reçit, i

Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit (SPAK) ka ngritur alarmin pas zbardhjes së një plani për eliminimin e dëshmitarit të drejtësisë Luftar Reçi në burgun e Sigurisë së Lartë në Drenovë.

Sipas hetimeve që ka kryer prokurori Altin Dumani, plani ishte që Luftar Reçi të ndryshonte dëshminë e tij lidhur me tre vrasje të bujshme ose në të kundërt do t helmohej me ndihmën e gardianëve të burgut.

Plani për eliminimin e Reçit, sipas SPAK, dp të kryehj nga agjentë helmues që do të futeshin nga jashtë burgut përmes një polici, kundrejt shpërblimit prej 100 mijë euro. Reçit i është kërkuar konkretisht të ndryshojë dëshminë për personat e përfshirë në vrasjen e Klodjan Saliut dhe Vajdin Lames.

Plani ka dështuar pas hetimit të SPAK. Ndërsa polici i cili do të përfshihej në planin e eliminimin të të penduarit të drejtësisë, ka dëshmuar duke dhënë detaje nga i gjithë plani që kishte synim eliminimin  e Luftar Reçit.

Sipas burimeve, SPAK dhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka shtuar masat e kontrollit për Luftar Reçin në ambientet e burgut, duke e veçuar nga të burgosurit e tjerë. Ushqimet që do t’i serviren Reçit, fillimisht do t’i nënshtrohen kontrollit.

Në kuadër të operacionit, policia ka arrestuar me urdhër të SPAK, Elton Goskovën i njohur edhe si Reqi i Korçës pasi dyshohet se ka tentuar të korruptojë dhe të manipulojë dëshmitarin e drejtësisë, Luftar Reçi.

Konkretisht, dyshohet se Goskova ka dashur të korruptojë dëshminë që implikon Emiljano Shullazin, Lulzim Berishën, Plaurent Dervishajn, Viktor Imerin, Indrit Rusin dhe Indrit Taullat.

Luftar Reçi është një nga 7 të pandehurit e SPAK të cilët nën operacionin “asgjë nuk harrohet” janë dërguar në gjykatë si autorë të grupeve kriminale që ekzekutuan në 2005 Klodian Saliun, Vajdin Lamen dhe Artan Arsin.

Në dëshminë e të pandehurit implikohen edhe: Viktor Bajraktari (Imeraj),  Emiljano Shullazi, Indrit Taulla, Lulzim Berisha, Plarent Dervishaj, Indrit Rusi  dhe vetë Luftar Reçi.

Të fundit