Flash News

Ditari i Maxhorancës

Dështon sërish interpelanca për rritjen e çmimeve, Rama do të jetë në samitin e NATO-s

Dështon sërish interpelanca për rritjen e çmimeve, Rama do

Kryeministri Edi Rama nuk do jetë i pranishëm për interpelancë as në seancën e së enjtes. Ai është thirrur për interpelancë nga deputetët e opozitës një javë më parë për të folur mbi rritjen e çmimeve.

Seancën e kaluar kërkesa për interpelancë nuk u pranua nga Kuvendi me arsyetimin se rendi i ditës ishte miratuar më herët.

Ndërsa në seancën që do të mbahet nesër në orën 10.00 është përfshirë si pikë, por Rama nuk do të jetë në Kuvend, pasi pritet të marrë pjesë në mbledhjen e NATO-s për konfliktin në Ukrainë.

Nesër është parashikuar zhvillimi për 3 orë i mocionit me debat për rritjen e çmimeve dhe marrjen e masave të menjëhershme kërkuar nga PD.

Gjithashtu do të ketë interpelance me ministren e lnfrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, e cila është kërkuar nga deputetet Albana Vokshi dhe Flamur Noka.

Gjithashtu janë parashikuar pyetje nga deputeti Petrit Vasili për ministrin e Brendshëm, Bledar Çuci. Nesër pritet të miratohen edhe disa projektligje.

 

Të fundit