All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

‘Dështon’ sërish mbledhja e Komisionit Hetimor të 25 Prillit/ PS braktis sallën, opozita vijon punimet

All - Paragraf - 1

‘Dështon’ sërish mbledhja e Komisionit Hetimor të 25

Një debat mes deputetëve të opozitës dhe maxhorancës në mbledhjen e Komisionit Hetimor të 25 Prillit, bëri që deputetët socialistë të braktisin sallën. Kjo është hera e dytë që anëtarët e komisionit nga radhët e maxhorancës, bojkotojnë mbledhjen në këtë komision.

All - Paragraf - 3

‘Dështon’ sërish mbledhja e Komisionit Hetimor të 25 ‘Dështon’ sërish mbledhja e Komisionit Hetimor të 25

Shkak është bërë mosdakordësia lidhur me rregulloren e komisionit. Teksa maxhoranca kërkonte që të respektohej rregullorja, opozita hidhte akuza se po tentohen të bëhen ndërhyrje në ligj.

Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi sqaroi maxhorancën se komisionet kanë funksionuar me të njëjtën rregullore që prej viti 2002. Në një moment sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi u duk se po përpiqej të qetësonte gjakrat teksa iu drejtua maxhorancës duke i thënë “Kemi një orë që jemi marrë peng e s’po vazhdojmë dot para. Propozoj që të hedhin në votim kandidaturën e Bushkës për sekretarin.”

DEBATI I PLOTË:

Enkelejd Alibeaj: Nuk e hedh dot në votim rregulloren, se s’ma thotë ligji. Për çështje të tjera, rregulloren e kmisonit dhe orarit dhe datën e kam bërë në përputhje me të. Pikën e parë të rregullores e nisëm mirë e bukur. Kishim rënë dakord dhe me zonjën Bushka, që të përdornim draftin, pa bërë asnjë ndryshim, i përdorur në komisionet e mëparshme. Propozimet që vijnë nga ana juaj, përmbysnin germën e ligjit. Propozimi juaj; e drejta për të marrë vota, i nënshtrohet votimit. Ju keni shumicën dhe do të rrëzoni marrjen e provave. Për këtë arsye jam në drejtim të këtij komisioni, se kryesimi i këtij komisioni i përket opozitës.

Xhemal Qefalia: Nuk po respektohen rregullat. Ju vërtetë jeni përfaqësues i opozitës, por jeni dhe kryerat i këtij komisioni. Që në ditën e parë të mbledhjes, në konstituimin e komisionit, se kuptoj pse keni pasur frikë të respektoni rregulloren për zgjedhjen e sekretarit. Ndaj ju lutem respektoni këtë gjë. Të vendosim normat dhe rregullat se si do të funksionojë komisioni. Hajde të hedhim ato kërkesa që keni ju,. Kemi dhe ne kërkesa për të shtuar. Po ta fusim komisioni në vijë.

Oerd Bylykbashi: Përtej faktit që mund të jetë dikush i ri në mbledhjet e komisionit. Komisionet parlamentare hetimore janë të vjetër.. rregulloret standarde tipike kanë qenë kështu. E kam thënë dhe e përsëris; komisionet janë zhvilluar kështu që në 2002. Ai që e kërkon, ai e drejton komisionin. Nuk ekziston koncepti që komisioni drejtohet me kryesi. Nuk mundet që ky komision të ndryshojë ligjin, qoftë duke miratuar rregulloren në kundërshtim me ligjin, aq më pak duke kufizuar ligjin për mbledhjen e provave. Nuk ekziston mundësia ligjore. Ky komision nuk mund të shkelë ligjin. E kuptoj përpjekje. Sigurisht qëllimi ynë është që të fusim në udhinë e shkeljeve që ka bërë maxhoranca. Udhia e vetme është; hetimi i vetëm, shkeljet që ka bërë qeveria duke ndërhyrë në zgjedhje. ju keni një të drejtë tjetër, bëni një raport paralel si ne.

Gazmend Bardhi: Realisht kërkoj që mos e merrni si pozim të opozitës por për të çliruar punën për të ecur para. Kemi një orë që jemi marrë peng e s’po vazhdojmë dot para. Propozoj që të hedhin në votim kandidaturën e Bushkës për sekretarin. Ta lëmë si pikë të fundit rregulloren. Më pas të vazhdojmë me administrimin e të dhënave, dhe më pas t’i kthehemi diskutimeve. Mendoj se ky është propozim që i akomodon sensi që lejon të dy krahët. Jemi diskutuar dhe se dimë.

Klotilda Bushka: Jemi komision hetimor i Kuvendit dhe jo organ. Duhet të sillemi sipas atyre normave që rregullojnë veprimtarinë institucionale të një komisioni. Është e vërtetë që mbledhjen e thërret kryetari, por drejtimin e bëjnë kryetari dhe zv/kryetari. Ju e kondicionuat zgjedhjen e sekretarit me rregulloren.

 

Të fundit