Flash News

Ditari i Maxhorancës

Dhuna në Krujë, Balla: Arrestoni vëllanë dhe djalin e ish-deputetit Rraja

Dhuna në Krujë, Balla: Arrestoni vëllanë dhe djalin e

Ministri i ri i Brendshëm Taulant Balla ka mbajtur sot takimin e parë me drejtues të ministrisë e strukturave të varësisë pas marrjes së detyrës.

Në fjalën që mbajti, Balla u ndal te dhuna në Borizanë të Krujës në 6 korrik dhe kërkoi arrestimin e vëllait dhe djalit të ish-deputetit socialist Rrahman Rraja.  

"Në takimin e parë që kam zhvilluar me drejtorin e përgjithshëm dhe të Tiranës kërkesa ime e parë ishte arrestimi i vëllait dhe djalit të ish deputetit të fushë Krujës, i cili është miku dhe ish kolegu im Rrahman Rraja. Ai u  vetëndëshkua moralisht por policia ende nuk ka bërë detyrën e saj për të ndëshkuar dy individët që kanë vendin para drejtësisë një orë e më parë. A

jo skenë në Fushë Krujë nuk duhet që të përsëritet më. Shkaqet e atij dështimi janë ende aty, sot kanë marrë detyrën drejtuesit e rinj. Qytetarët janë arsyeja se përse ekziston policia. Polica nuk mund të bëhet krah me të fortin dhe të dënojë të dobtin. Në çdo komunitet, duhet të ketë polici të fortë," tha Balla.

 

 

Të fundit