Flash News

Ditari i Maxhorancës

Dhunohet kryebashkiaku i Divjakës

Dhunohet kryebashkiaku i Divjakës

Kryebashkiaku i Divjakës Fredi Kokoneshi është sulmuar fizikisht dy ditë më parë.

Kokoneshi ka bërë kallëzim në polici ku ka deklaruar se një shtetas 32 vjeçar, e ka ofenduar dhe e ka goditur me grushte për shkak të detyrës.

“Divjakë/ Në datë 11.07.2022, në Komisariatin e Policisë Divjakë ka bërë kallëzim shtetasi F. K., 54 vjeç, banues në Divjakë,(Kryetar i Bashkisë Divjakë), se shtetasi D. S., 32 vjeç, banues në Divjakë, e ka goditur me grushte dhe e ka ofenduar për shkak të detyrës. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë, nën drejtimin e Prokurorisë Lushnjë, referuan materialet në Prokurori për vlerësimin”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të fundit