Flash News

Ditari i Maxhorancës

"Dielli lind përsëri në Gjirokastër", Peleshi: Vatrat e zjarrit janë shuar, të identifikojmë zjarrvënësit e qëllimshëm

"Dielli lind përsëri në Gjirokastër", Peleshi:

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka reaguar për situatën e krijuar nga zjarret në Gjirokastër. Ai bën me dije se janë shuar të gjitha vatrat e zjarrit dhe ajo që u riaktivizua pak orë më parë në Lunxhëri.

Peleshi kërkon bashkëpunim nga komuniteti për të identifikuar zjarrvënësit e qëllimshëm. Një ditë më parë një i moshuar humbi jetën si pasojë e flakëve në Gjirokastër.

"Dielli lind përsëri në Gjirokastër. Pas një nate mes zjarresh, falë punës së palodhur dhe me sakrifica te Forcave të Armatosura, forcave zjarrfikëse dhe forcave të tjera të Bashkisë Gjirokastër, vatrat e zjarrit janë eliminuar", shkruan Peleshi.

Të fundit