Ditari i Maxhorancës

Dikur e quante Ramën 'Zeus', zv-ministrja sulmon ish-socialistin që mori pjesë në protestë

Dikur e quante Ramën 'Zeus', zv-ministrja sulmon ish-socialistin

Në protestën e djeshme nuk mori pjesë vetëm deputetja e sapolarguar e PS, Marjana Koçeku, por edhe ish zyrtarë të tjerë brenda kampit rozë. 

Pjesëmarrja e ish-kandidatit të Partisë Socialiste për deputet, Paulin Luli, në protestën e zhvilluar mbrëmjen e djeshme para Kryeministrisë ka shkaktuar reagime të forta në radhët e mazhorancës, shkruan politiko.al. 

Një nga reagimet më të ashpra erdhi nga Edona Bilali, ish-ministre e Shtetit për Sipërmarrjen, ish-deputete dhe aktualisht zëvendësministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, e cila sulmoi publikisht Lulin përmes një postimi në rrjetet sociale.

“O Paulin, rrej Tiranën me fabulën e punëtorit të ndershëm në Gjermani se Puka e tanë Shkodra e dinë se çfarë je!”, shkroi Bilali, në një reagim që u publikua pak pasi ish-socialisti mbajti fjalën e tij në protestë.

Deklarata e zyrtares socialiste ka ngjallur debat edhe për shkak të së kaluarës së saj politike.

Bilali është kujtuar shpesh në opinionin publik për deklaratat e viteve më parë, kur e krahasonte kryeministrin Edi Rama me Zeusin, figurën mitologjike që konsiderohej mbreti i perëndive në Greqinë e lashtë, shkruan politiko.al. 

Kjo deklaratë u bë virale në atë kohë dhe u përdor gjerësisht nga kundërshtarët politikë si simbol i kultit të individit brenda Partisë Socialiste.

Të fundit