Flash News

Ditari i Maxhorancës

Dikur i dha çmimin “Bleta e artë”, Rama e padit dhe kërkon 1 milion lekë nga ish-drejtoresha e Tatimeve

Dikur i dha çmimin “Bleta e artë”, Rama e padit dhe

Ish-drejtoresha e Tatimeve, aktualisht nënkryetare e Lëvizjes Socialiste për Integrim Brisida Shehaj është paditur për ‘shpifje’ nga kryeministri Edi Rama.

Sipas A2 CNN, padia e firmosur nga kreu i qeverisë kundër asaj që kur drejtonte Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve e nderoi me çmimin “Bleta e artë”, është depozituar në Gjykatën Civile të kryeqytetit pak ditë më parë.

Burime pranë Gjykatës bënë me dije së në padi kryeministri Rama pretendon të jetë dëmtuar nga deklarime të bërë nga Shehaj në 10 mars 2022 në një video-postim në profilin e saj në Instagram pas lajmërimit qeveritar për ngritjen e bordit të transparencës për çmimin e naftës.

Duke i cilësuar si shpifëse dhe të pabaza disa nga deklarimet e Shehajt, Rama kërkon të dëmshpërblehet me 1 milion lekë prej saj.

Pas regjistrimit në gjykatë shorti elektronik ka përzgjedhur gjyqtaren Teuta Hoxha për shqyrtimin e padisë, ndërkohë që ende nuk ka është caktuar një datë për seancën e parë.


 

Të fundit