Flash News

Ditari i Maxhorancës

Dita e parë e vaksinimit masiv, Manastirliu: Dozën e morën 11,478 persona, kaluam objektivin

Dita e parë e vaksinimit masiv, Manastirliu: Dozën e morën 11,478
Foto ilustruese

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka folur për ditën e parë të vaksinimit masiv. Në një deklaratë nga sheshi "Skënderbej", ajo tha se sot kanë marrë dozën gjithësej 11,478 persona.

Ministrja bëri me dije se nga dita e parë janë kryer në total mbi 78 mijë vaksinime në të gjithë vendin. Më herët ajo u shpreh se objektivi është të vaksinohet 10 mijë persona në ditë.

“Në të gjithë shqipërinë ka vijuar vaksnimi në qendrat shëndetësore, por edhe në pikat e caktuara. Sot jo vetëm e arritën targetin që kishim vendosur prej 10 mijë vaksinimesh, por e kemi superuar atë. Kemi arritur në 11 478. Nga dita e parë e vaksinimit kemi kryer mbi 78 mijë vaksinime”, tha ndër të tjera Manastirliu.

Të fundit