Flash News

Ditari i Maxhorancës

“Do të të shkul veshët”, Manja justifikon kërcënimin ndaj Shehajt: Ishte debat politik

“Do të të shkul veshët”, Manja justifikon

Deputeti Agron Shehaj dhe ministri i Drejtësisë, Usi Manja, u përplas dje në Kuvend teksa diskutohej çështja e Amnistisë Penale. Diskutimet u pasuan me një kërcënim nga ministri i cili iu drejtua Shehajt duke i thënë “do të t’i shkul veshët”.

Mirëpo sot, Manja e ka justifikuar kërcënimin drejtuar Shehajt, si një debat politik që mbetet brenda Kuvendit.

“Ishte dje ajo, sot është ditë e re. Ai ishte thjesht në debat i mirëfilltë politik i zhvilluar në Kuvendin e Shqipërisë. Ndaj sot kemi punë të tjera dhe jemi edhe para Pashkëve”, theksoi Manja.

Shehaj e akuzoi Manjën nga foltorja e Kuvendit se ka gënjyer kur deklaroi se nga amnistia nuk do të përfitojë asnjë i korruptuar.

"Ministri e qeveria kanë gënjyer në mënyrë më të pamoralshme opinionin publik. Tre javë më parë deklaroi se nuk do të përfitojë asnjë i korruptuar, më pas thotë SPAK thotë kanë përfituar. Ti Manja mos e vrit mendjen se nuk e pret njeri dorëheqjen. Unë jam hajdut?!

Ti liron të korruptuarit?! Do të thuash që nuk është e vërtetë? Je burrë, jep dorëheqjen. Erdhe këtu dhe gënjeve, mashtrues, jep dorëheqjen. Nuk të vjen mirë që gënjeve këtu. Të pëlqen të gënjesh", tha Shehaj.

Manja nuk u dëgjua pasi kishte mikrofonin të mbyllur, por nga karrigia i bëri me dorë se 'do t’ia shkulte veshët'.

Më pas, Shehaj reagon sërish duke iu drejtuar ministrit: Do më shkulësh veshët mua ti, ministër i drejtësisë që liron të korruptuarit. Gënjen e nuk ka çfarë thotë. 

Të fundit