Flash News

Ditari i Maxhorancës

Dorëheqja e Thaçit pas aktakuzës në Hagë, Rama: Ky proces absurd do të vulosë pastërtinë e UÇK-së

Dorëheqja e Thaçit pas aktakuzës në Hagë, Rama: Ky
Hashim Thaçi dhe Edi Rama

Kryeministri Edi rama ka reaguar pas dorëheqjes Hashim Thaçit nga posti i presidentit të Kosovës, teksa ka shprehur hapur mbështetjen ndaj tij.

Nëpërmjet një postimi në Twitter, Rama shkruan se ka gjjithë solidaritetin e Shqipërisë në këtë betejë të radhës dhe se ky proces absurd do të vulosë përfundimisht pastërtinë e UÇK-së dhe pamundësinë për ta rishkruar historinë e saj.

Kujtojmë se Thaçit sot iu konfirmua aktakuza nga Gjykata Speciale në Hagë, gjë që e çoi atë në vendimin për të dhënë dorëheqjen.

Postimi i plotë:

Hashim Thaçi ka gjjithë mbështetjen e solidaritetin e Shqipërisë në këtë betejë të radhës për Kosovën dhe për drejtësinë e pacënueshme të Luftës Çlirimtare!

Procesi absurd ndaj tij do të vulosë përfundimisht pastërtinë e UÇK-së dhe pamundësinë për ta rishkruar historinë e saj

Të fundit