Flash News

Ditari i Maxhorancës

Drejt rikthimit në Kuvend/ Pandeli Majko pranon mandatin e dorëzuar nga Alqi Bllako

Drejt rikthimit në Kuvend/ Pandeli Majko pranon mandatin e dorëzuar

Arrestimi i Alqi Bllakos, si i akuzuar për përfshirje në aferën e inceneratorëve, i hapi rrugë hyrjes së Pandeli Majkos në Kuvend.

Majko ka pranuar mandatin e dorëzuar nga Alqi Bllako dhe ka dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, formularin e dekriminalizimit.

Bllako dorëzoi mandatin pas urdhër-arrestit të lëshuar nga SPAK. Ish-deputeti socialist akuzohet për veprat penale shpërdorimi i detyrës dhe korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë.

Arrestimi i Bllakos i hapte rrugës rikthimit të Majkos, pasi ky i fundit u rendit i 19-ti në listën e socialistëve në Tiranë duke grumbulluar më 25 Prill 8.780 vota. Majko mbeti jashtë listave duke mos arritur thyerjen e herësit.

Kodi Zgjedhor parashikon se në momentin kur një deputet ose anëtar ndërpret mandatin, atëherë ky i fundit i kalon kandidatit që vijon në listën e së njëjtës parti në zonën zgjedhore përkatëse.

Të fundit