Flash News

Ditari i Maxhorancës

Dritan Leli thirret në SPAK

Dritan Leli thirret në SPAK

Kryetari i Bashkisë së Vlorës Dritan Leli është thirrur sot në SPAK. Prokuroria e Posaçme nuk ka dhënë informacione mbi arsyen e thirrjes së Lelit.

Kjo është hera e dytë që Dritan Leli thirret nga SPAK. Herën e parë pas përfundimit të marrjes në pyetje për disa orë, Leli nuk pranoi të jepte detaje për mediat.

“Pyesni SPAK për më shumë informacione”, iu tha Leli gazetarëve.

Kujtojmë se kryebashkiaku i Vlorës është shigjetuar jo pak herë nga kryeministri Edi Rama, i cili e ka cilësuar një kryetar bashkie që fle gjumë. Herën e fundit Rama e sulmoi nga Pogradeci në një takim me kryebashkiakët e vendit lidhur me menaxhimin e mbetjeve urbane.

Dritan Leli nuk ishte i pranishëm në takim, por Rama s’i kurseu thumbat duke u shprehur se “Vlora ka një kryetar bashkie që fle gjumë”.

Të fundit