Flash News

Ditari i Maxhorancës

“Duhej të binte tërmeti që të ndërtoheshin shkolla të tilla?”, si iu përgjigj Rama pyetjes me ‘spec’ të drejtoreshës

“Duhej të binte tërmeti që të ndërtoheshin
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama i i është përgjigjur një pyetjeje “me spec” drejtoreshës së shkollës në Korçë, e cila kërkoi shpjegim se pse duhej të binte tërmeti që të ndërtoheshin shkolla të tilla në vend.

Rama tha se rindërtimi është me standarde si të BE dhe këto shkolla që janë rindërtuar do të hynin në mesin e më të mirave.

Të falënderoj për pytetjen me spec dhe shpresoj të jenë kështu të gjitha. Goditja e tërmetit ishte fatkeqësi me përmasa të mëdha. Disa nuk mundën t’ja dalin dhe t’i mbijetojnë goditjes, disa humbën familjarë, shumë u gjetën të pastrehë.

Shumë fëmijë u gjendën pa shkollë, kopësht e çerdhe, për ne ishte shumë e qartë që kjo ishte një krizë e madhe që duhej kthyer në një mundësi të madhe për të rindërtuar më mirë dhe më fort për njerëzit.

Rindërtimi është me standarde si të BE. Edhe në BE këto shkolla që janë rindërtuar do të hynin në mesin e më të mirave.

Ne patëm një sukses befasues në konferencën e donatorëve por ajo që ishte më e rëndësishmja dhe këtë shumëkush nuk e sheh dhe nuk e di është me atë mbështetje finaciare ne garantuam mundësinë që ne të jemi krejtësisht të lirë që të mund të shpenzojmë. I gjithë problemi do të ishte në rast se ne s’do ti kishim mundësitë të shpenzojmë.

Ne po bëjmë besoj  një punë shumë të mirë.Ndërkohë që me shkollat e reja në vendet e tjera për të ardhur te ai speci i pyetjes, jemi përpjekur padiskutimtë rrisim standardet”, u shpreh Rama.   

Të fundit