Flash News

Ditari i Maxhorancës

“Duhet vite për t’u anëtarësuar në BE”/ Rama: Rusia ka ndikim të fortë në Ballkan, por Serbia duhet mirëkuptuar

“Duhet vite për t’u anëtarësuar në BE”/

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është i shqetësuar për ndikimin rus në rajon, por tregon mirëkuptim për kursin antisanksional të Serbisë. Gjithashtu është i qartë se Shqipërisë i duhen ende vite për t'u anëtarësuar në BE.

Kështu shkruan media austriake “Die Presse”, për të cilën Rama ka dhënë një intervistë. I pyetur se sa e kërcënon lufta në Ukrainë stabilitetin dhe paqen në Ballkan, kreu i qeverisë tha: Ai është një kërcënim potencial për rajonin tonë. Sepse në pjesë të Ballkanit, Rusia tradicionalisht ka një ndikim të fortë.

Ai ka theksuar më rej se duhet bërë gjithçka për të mbajtur jashtë kërcënimet nga Ballkani. Më tej, kreu i qeverisë i ka dalë në mbrojtje Serbisë.

“Ne duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për të mbajtur kërcënimin e mundshëm jashtë Ballkanit. Prandaj, nuk duhet të ushtrohet më presion ndaj Serbisë për të vendosur sanksione ndaj Rusisë. Sanksione të tilla nuk janë të mundshme, sepse pa Rusinë Serbia nuk mund të mbijetojë.

Për më tepër, qeveria dhe presidenti Aleksandar Vuçiç nuk do t'i mbijetonin politikisht sanksioneve kundër Rusisë. Serbia tashmë ka mbajtur qëndrim. Nuk duhet të harrojmë se Beogradi tashmë ka votuar tre herë kundër Rusisë në OKB. Kjo është një surprizë e madhe. Është gjithashtu një shenjë se ka një vullnet të fortë në Beograd për t'u integruar në BE”, deklaroi Rama.

 

Të fundit