Flash News

Ditari i Maxhorancës

Dy standardet e Ramës/ Sot bëri avokatin e Thaçit, por ‘harroi’ zyrtarët e tjerë pas hekurave, si reagoi dikur për Haradinajn

Dy standardet e Ramës/ Sot bëri avokatin e Thaçit, por

Sot në Kuvend po diskutohet projektrezoluta “Mbi bazueshmërinë e pretendimeve për trafikimin e paligjshëm të organeve në Kosovë dhe në Shqipëri.”

Në fjalën e tij, por edhe në replikat e bëra, kryeministri Edi Rama bëri avokain e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili prej nëntorit të 2020-ës ndodhet në paraburgim në Hagë, ku akuzohet për krime lufte.

Në fjalën e tij, Rama akuzoi opozitën, duke thënë se “e keni përcjellë ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi për në Hagë.

Rama përmendi vetëm Thaçin, por bashkë me të në Hagë, ndodhet edhe ish-kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Rexhep Selimi dhe ish-zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqit, mbi të cilët rëndojnë po të njëjtat akuza, por kryeministri shqiptar nuk i përmendi në Kuvend.

Kujtojmë që në Hagë ka qenë edhe ish-kryeministri Ramush Haradinaj. Në 2019-ën, Haradinaj dha dorëheqjen për të dëshmuar në Hagë i zhveshur nga funksionet publike. Ramush Haradinaj u morn ë pyetje për të disatën herë.

Asokohë Rama deklaronte: Këto ftesa në radhë nga Haga për protagonistët e UÇK,janë një sfidë e re e çdonjërit prej të thirrurve, në vazhdën 20vjeçare të betejës së pasluftës, për të provuar deri në fund pafajësinë e tyre. Por janë edhe një sfidë e papërfunduar kombëtare në anën e duhur të historisë." 

Por mbrojtjen nuk e bëri aq fuqishëm sikurse sot për Thaçin nga foltorja e Parlamentit. Kujtojmë se raportet e Ramës dhe Thaçit janë shumë miqësore. Vetëm pak javë më parë, Rama e vizitoi Thaçin në Hagë, ndërsa më herët, takoi familjen e tij në Kosovë. Marrëdhënia e Ramës me Thaçin është më e fortë sesa me Haradinajn, me të cilin jo pak herë ka pasur përplasje.


 

 

Të fundit