Flash News

Ditari i Maxhorancës

E kishte menduar përfshirjen në politikë Luljeta Bozdo? Rrëfehet deputetja

E kishte menduar përfshirjen në politikë Luljeta Bozdo?

Luljeta Bozdo, deputetja e Partisë Socialiste, ka rrëfyer momentin kur pranoi propozimin e kryeministrin Rama, që ajo t’i bashkohej kampit rozë.

E ftuar në emisionin “Jo vetëm modë” në Rv Klan, Bozdo u shpreh se nuk e kishte menduar asnjëherë të ishte pjesë e politikës, madje theksoi se nuk e kishte qejf. Por ajo tha se ishte dëshira e njerëzve ta shihnin atë si një politikane.

“Asnjëherë, as nuk më kishte shkuar ndonjëherë në mendje dhe nuk kam pasur kurrë qejf, por ishte një dëshirë e njerëzve të thjeshtë që përveç se më falenderonin për atë qetësi që iu dhashë, por në fund e përfundonin, ja njerëz si ty na duhen në parlament. Pastaj erdhi dhe propozimi nga Kryeministri. Ishte një moment kështu: pam, pam, nuk e di edhe vetë nuk e mora vesh si e pranova”, tha Bozdo.

Sa i përket çeljes së seancës së parë plenare për legjislaturën e re, Bozdo tha se si e amjta ashtu dhe e djathta e kishin pëlqyer fjalimin e saj për një arsye.

“Po, sepse isha më e moshuara dhe nga unë u çel. U mundova në ato 3 minuta e gjysëm sepse unë jam shumë racionale dhe sa minuta ke për të folur dhe atë që ke për të thënë thuaje në ato minuta dhe u pëlqye ajo fjala e hapjes nga të gjithë të majtë e të djathtë sepse kishte vetëm këtë që: Çfarë jemi ne që kemi ardhur në këtë sallë? Na ka votuar populli dhe për çfarë na ka votuar? Që të bëjmë ligje të mira dhe të bëjmë më të mirën për vendin”, tha deputetja.

 

Të fundit