Flash News

Ditari i Maxhorancës

E konstatuar në rreth 30 vende, mbërrijnë testet për linë e majmunit në Shqipëri

E konstatuar në rreth 30 vende, mbërrijnë testet për

Në Shqipëri kanë mbërritur testet e para për diagnostikimin e rasteve të dyshuara me linë e majmumit apo kontakteve të tyre. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manatirliu ishte sot në laboratorin e Institutit të Shëndetit Publik, ku bëri me dije se testimet për linë e majmunit mund të kryhen në Shqipëri.

“Në laboratorin e referencës në Institutin e Shëndetit Publik tashmë ne kemi bërë të mundur që për 250 rastet të para që mund të jenë të dyshuara, të kemi dhe testet specifike në këtë laborator. Pra, do të kemi mundësi që pikërisht në këtë laborator, pa i çuar në laboratorët e referencës, të mundet të testojmë raste të dyshuara dhe gjithashtu kontaktet e dyshuara të rasteve”, bëri me dije Manastirliu.

Përsa i përket lisë së majmunit, vendet Europiane tashmë janë në alert, sepse janë më shumë se 29 vende ku janë konstatuar më shumë se 1700 raste të lisë së majmunit.

Të fundit