Flash News

Ditari i Maxhorancës

E pranon Rama: Hakerat iranianë na morën disa të dhëna. Kjo është lufta e re sot

E pranon Rama: Hakerat iranianë na morën disa të dhëna. Kjo

Kryeministri Edi Rama e ka pranuar se hakerat iranianë kanë marrë disa të dhëna koenfidenciale pasi sulmuan sistemet qeveritare në Shqipëri.

Nga një takim në Ersekë, Rama tha se kjo është lufta e re sot dhe se pas sulmit u nxor mësim dhe sistem u rikthyen sërish në punë.

Rama: Në Shqipëria ka vrasje, por këtë vit ka numrin më të ulët të vrasjeve në 32 vjet. Në këto vite, mesatarja e vrasjeve është sa gjysma e vrasjeve të viteve të fundit para se të merrnim detyrën.

Jo çdo gjë e kemi bërë më së miri, por të krahasosh vendin sot me para disa vitesh, të thuash se gjërat kanë shkuar keq, do të thotë të jesh i verbuar nga urrejtja ose i padëshiruar për të kuptuar të vërtetën. Sot Shqipëria nuk ka krahasim me dje.

Korrupsion? Ka, por ishte deri para 5-6 vjetëve. Jemi vendi i tetë në Europë për shërbimet digjitale.

Jemi larg me atje ku duhet të shkojmë.

Erdhën na u futën hakerat në sistemet tona, sepse kishim sisteme ku mund të futeshin. Nuk kishim radha në sportele, na morën disa të dhëna, por nuk ia arritën qëllimit. Kjo është lufta e re sot, edhe do goditesh, do plagosesh, por sistemin e kemi sërish në punë, Nxjerrim mësimet tona dhe vazhdojmë.

Nxjerrin një liste të udhëtimeve të mia thua se jam ilegal. Çohen rublat e flasin për 22 mln euro udhëtime me taxi fluturuese. E vërteta është se faturat e udhëtimeve të mia janë më pak se gjysma e faturave të udhëtimeve të atij kur ishte kryeministër.

Të fundit