Flash News

Ditari i Maxhorancës

Elbasan/ Hapet spitali i parë rajonal për Covid-19, Manastirliu: Ka 81 shtretër

Elbasan/ Hapet spitali i parë rajonal për Covid-19, Manastirliu: Ka 81

Ditën e sotme është hapur spitali i parë rajonal për koronavirusin në vendin tonë.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, u shpreh se në Spitalin Rajonal të Elbasanit, tashmë “COVID5”,  ndodhen 81 shtretër si dhe të gjitha pajisjet e nevojshme për të trajtuar personat e prekur nga koronavirusi.

Gjithashtu, Manastirliu shtoi se në skenar janë menduar 5 spitale rajonale në total me 600 shtretër.

“Pamë të gjithë pavionet anti-Covid. Janë të gjitha shërbimet për të trajtuar qytetarët e infektuar. Janë 81 shtretër, që kanë infrastrukturën dhe pajisjet e nevojshme, në funksion të të gjitha standardeve. Në skenarin tonë janë 5 spitale rajonale, që do të shërbejnë si spitale Covid, dhe që në total kanë 600 shtretër”, tha Manastirliu.

Të fundit