Flash News

Ditari i Maxhorancës

Emërohet zëvendësministrja e re për Evropën dhe Punët e Jashtme, rimerr postin pas dy vitesh

Emërohet zëvendësministrja e re për Evropën dhe

Këshilli i Ministrave ka firmosur emërimin e Artemis Malos në postin e zëvendësministres për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Vendimi i sotëm është firmosur nga kryeministri Edi Rama, ndërsa Malo ka mbajtur edhe më herët këtë post, pasi në 2019 mori mandatin e deputetes së PS, duke zëvendësuar Flamur Golemin sepse ky i fundit kandidoi në lokalet e 30 qershorit për bashkinë e Gjirokastrës.

Vendimi:

EMËRIM NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Znj. Artemis Malo emërohet zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Të fundit