Flash News

Ditari i Maxhorancës

Emri në dosjen “Ahmetaj”, deputeti socialist e mohon: S’jam marrë me tendera korruptiv

Emri në dosjen “Ahmetaj”, deputeti socialist e mohon:

 

Deputeti i Partisë Socialiste, Fadil Nasufi është pyetur këtë të enjte në lidhje me përmendjen e emrit të tij në dosjen e Arben Ahmetaj.

Gjatë një prononcimi nga ambientet e jashtme të parlamentit, Nasufi deklaroi se nuk ka dijeni për një fakt të tillë.

 “Nuk kam dijeni, nuk jam marrë me tenderë korruptiv”, tha Nasufi.

Ai shtoi se nuk është marrë aspak me çështjen e inceneratorëve dhe u shpreh i gatshëm të shkojë të ballafaqohet nëse e thërret SPAK.

Nuk jam i përfshirë tek inceneratorët, jam gati të shkoj nëse më thërret SPAK”, tha Nasufi.

Sipas dosjes hetimore, një mesazh i datës 14 qershor 2012 sugjeron se Ahmetaj mbahej në dijeni të një takimi mes Mërtirit dhe Fadil Nasufit – kryetar i bashkisë së Beratit për vitet 2003-2015.

Të fundit