Flash News

Ditari i Maxhorancës

"Erdhi me kriminelë"/ Përplasja në Elbasan, Rama: Provokatorë, vjen me militantë dhe bllokon rrugën

"Erdhi me kriminelë"/ Përplasja në Elbasan, Rama:

Kryeministri Edi Rama ka akuzuar opozitën si provokatorë në lidhje me përplasjen fizike mes militantëve të PS-së dhe PD-së në Ditën e Verës në Elbasan.

Gjatë prezantimit të kandidatëve për Qarkun e Elbasanit, Rama tha se atë ditë kishte shkuar në Elbasan me pak veta për të mos qenë ai qendra e festës.

Kryesocialisti tha se Basha vjen me militantë, flamuj dhe bllokon rrugën dhe më pas manipulon opinionin publik.

“Ne nuk i përdorim njerëzit nëpër mitingje, ne nuk kemi grushtin gjuhën e komunikimit me sipërmarrësit. Që nuk kemi provokimin dhe sherrin instrument politik siç na i bënë këtu për Ditën e Verës. Dhe pa pikë turpi “Erdhi Edi Rama me kriminelë”, me cilët kriminelë erdha unë këtu? Me cilët? Ndërkohë që isha i mikpritur nga Evisi nga Taulanti dhe nga një grup shumë i vogël njerëzish për të mos qenë unë qendra e festës, por për të ardhur siç kam ardhur gjithmonë. E për ça më duheshin gaborret partiake me flamuj, e me britma. Madje i kam heshtur në sekondë disa që për të reaguar gjatë kohës që ne po ecnim normal në bulevard, ndërkohë që të tjerët ishin mbledhur përpara hotel turizmit edhe bënin si ata të infaatuarit  e talebanëve dhe filluan “Rama, Rama” i thashë stop, nuk kemi ardhur për këtë punë. Provokatorë deri në fund. Përderisa niset dhe vjen me flamuj, me militant, hypën mbi makinë, bllokon rrugën. Për ça vjen kështu? Edhe pastaj menjëherë e njëjta teknologji, e njëjta mënyrë manipulimi e opinionit publik, “ja çfarë na bënë”. Deri në fund provokatorë.” tha Rama.

Të fundit