Flash News

Ditari i Maxhorancës

Çështja “Beleri”, Rama për ‘Kathimerini’: Isha i ashpër me disa deklarata; ç'do të ndodhë me bashkinë e Himarës

Çështja “Beleri”, Rama për

Çështja “Beleri”, Rama pranon për ‘Kathimerini’: Isha i ashpër me disa deklarata

Kryeministri Edi Rama ka folur për çështjen “Beleri” në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” ku është pyetur për sharjet dhe ofendimet që i drejtoi kryebashkiakut të Himarës, gjatë fushatës zgjedhore të 14 majit.

Rama tha se ishte treguar i ashpër me disa deklarata që sipas tij, u nxitën nga fjalimet e Belerit që synonin të promovonin helenizimin.

Rama: Në radhë të parë në politikë ndodh të thuash gjëra për të cilat më pas nuk je krenar. E në këtë fushatë po, mund të kem thënë disa gjëra për të cilat nuk ndjehem vërtet mirë. Arsyeja që isha i ashpër me të ishin disa deklarata se do të promovonte procedurën e helenizimit të Himarës. Kjo nuk është diçka që thuhet në Europën e sotme. (Tha) se ishte aty të lironte Himarën, nuk e di nga kush? Por do doja të bëja një pyetje retorike. Po të dija që do fillonte investigim nga një referim në prokurori do kisha folur ashtu?

Nuk besoj. Mora vesh për arrestimin e tij kur operacioni ishte në zhvillim, thirra shefin e policisë dhe e pyeta “Çfarë është kjo?” Më tha “Kemi urdhër arrestimi nga prokuroria bazuar në prova të padiskutueshme për blerje votash”. I thashë “dëgjo, mirë bën të jesh i sigurtë për këtë që po bën se mund të ketë zhvillime negative, prandaj duhet të bazohesh në prova të padiskutueshme”. Nuk kisha pjesëmarrje.

Por, si do të veprohet me çështjen Beleri? Rama ka deklaruar se në rast se pas 90 ditësh Beleri nuk betohet, do të vendoset një kryebashkiak teknik derisa të shpallen zgjedhjet e reja nga presidenti.

Rama: E para, le të themi se në Shqipëri nuk është qeveria që shpall zgjedhje por presidenti. Gjithsesi, procedura është kështu, nëse kryebashkiaku I zgjedhur nuk shfaqet pas 90 ditësh të betohet, atëherë qeveria duhet ta çlirojë nga detyra dhe të vendosë një kryebashkiak teknik deri sa të realizohen zgjedhjet e reja, që do të shpallen nga presidenti. U kërkova avokatëve të mi të shqyrtojnë çështjen dhe nuk e di rezultatin. Por më duket se ky rast është i veçantë, nuk ka precedent. Kështu, instikti im më thotë, reagimi im psikologjik më thotë se ndoshta duhet të presim gjyqin. Kështu, mund të mos bëjmë zgjedhje të reja derisa të gjykohet fajtor ose i pafajshëm.

Por ky nuk është një qëndrim juridik, është pikërisht çfarë mendoj se duhet bërë nga momenti që nuk kemi precedentë. Po, mendoj se mund të bëjmë njërën ose tjetrën, bazuar në raportin e zyrës ligjore, besoj se kemi mundësinë të mos veprojmë derisa të vendosë gjykata. Në këtë rast u japim të gjithëve shansin të shqyrtojnë çështjen deri në fund. Nëse kjo nuk është e mundur nga ana ligjore, do duhet ta lirojmë nga detyra.

 

Të fundit