Flash News

Ditari i Maxhorancës

Inceneratorët, Spiropali: Vepra në shërbim të komunitetit, nuk mbrojmë asnjë zyrtar

Inceneratorët, Spiropali: Vepra në shërbim të komunitetit,

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali ka folur për çështjen e inceneratorëve. Ajo i ka cilësuar vepra publike janë aty në shërbim të komuniteteve dhe ka mohuar se nuk realizojnë punën, sikurse pretendon opozita.

“Ato vepra publike janë aty në shërbim të komuniteteve. Nëse ka zyrtare që kanë përfituar në kurriz të shtetit shqiptar është drejtësia aty. Por nuk mund të mohohet puna, mjafton të shkoni e ti shikoni. Gjithë kjo zallamahi shifrash që nuk i kuptojnë e kjo shpifësi e politikës nuk mund të jetë norma”, deklaroi Spiropali.

E pyetur për marrjen në pyetje nga SPAK të kryebashkiakut të Fierit Armando Subashit dhe deputetit Alqi Bllako, ajo tha për “Kjo Javë” se PS nuk do ët mbrojë asnjë zyrtar që ka shkelur ligjin.

“Nuk ka si të ketë qëndrim. Nuk di asgjë pse janë thirrur. Njerëzit do thirren, do përgjigjen dhe as mund të konsiderohen fajtorë e të shpallen kriminele. Ne kemi sjellë dobi me ndërtimin e atyre veprave.

Nuk e kuptoj pse i përmendni emrat. Nuk kam kuriozitet për këtë çështjeje. Ne zyrtarët nuk i ndajmë me parti, as i mbrojmë. Ja ku jemi drejtësia e re po jep fytet e para. Është e vështirë të ndryshosh mendësi. Ngritjen e Komisionit ne e kemi votuar sepse nuk kemi gjë për të fshehur”, u shpreh ministrja.

 

Të fundit