Flash News

Ditari i Maxhorancës

Sulmet kibernetike nga Irani, Rama për median amerikane: Kishim prova. Ambasada punonte si qendër operative

Sulmet kibernetike nga Irani, Rama për median amerikane: Kishim prova.

Kryeministrori Edi Rama ka folur për sulmet kibernetike nga Irani, në emisionin “Wake Up America” në SHBA.

I pyetur për sulmet kibernetike, Rama tha se ka patur prova konkrete që pas këtyre sulmeve ishte Irani. Sipas Ramës, kjo ishte arsyeja që u mor vendimin për të ndërprerë marrëdhëniet edhe me ambasadën iraniane në Tiranë, pasi sipas tij po shërbente si qendër operative për të dëmtuar vendin tonë.

“Dua ta qartësoj se nuk e kam akuzuar Iranin por e kemi bazuar në punën e Microsoftit dhe skuadrës e agjencive të specializuara amerikane që thanë se pas sulmeve ishte Irani. Ka sponsorizuar 4 grupe, një prej të cilëve është një prej grupeve kryesore të terrorit kibernetik që qëndron pas sulmeve kundër Izraelit, Kuvajtit etj., pra nuk është akuzë por fakt.

Kuptuam se ishte koha të ndërpresim çdo lidhje me regjimin sepse nuk mund të lejonim më ambasadën e tyre të ishte në mes të kryeqytetit e të vijonte punën si qendër operative për të dëmtuar vendin tonë.

Ne kemi preferuar të ndërtojmë një aleancë, duhet të përshpejtojmë forcimin kundër sulmeve kubernetike. Jemi të përgatitur të ndodhin e edhe të tjera sulme kibernetike dhe ëhstë shumë shqetësuese që kjo ndodh”, tha Rama.

 

Të fundit