Flash News

Ditari i Maxhorancës

Abuzimet me pronat e ushtrisë, ministrja Xhaçka del pas më shumë se 1 ore nga SPAK-u

Abuzimet me pronat e ushtrisë, ministrja Xhaçka del pas më

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka u thirr për herë të dytë në SPAK në lidhje me kallëzimet e bëra nga ish-zv.komandanti i Flotës Detare, Artur Meçollari.

Pas më shumë se një ore dëshmi, Xhaçka ka dalë nda SPAK dhe nuk ka pranuar të flasë për gazetarët duke u larguar me automjetin e saj pa dhënë asnjë shpjegim për mediat.

Xhaçka ka dhënë deklarime për llogari të veprimeve hetimore të prokurores te Manjola Kajana për përdorimin e aseteve të ushtrisë në fushatë elektorale (helikoperrëve), kallëzimi i bërë në vitin 2020 Gent Strazimiri dhe Albana Vokshi.

Dy kallëzimet e ish zv komandantit të flotës detare Artur Meçollari, për portin e Limionit dhe Shëngjinit e kanë sjellë këtë të premte Xhaçkën për herë të dytë brenda një muaj në SPAK.

Prokurorja Kajana i ka në duar të dy çështjet, Limionin dhe Shëngjinin të cilat janë bashkuar në një dosje, ndërsa verifikimet hetimore për përdorimin e resurseve të ushtrisë po bëhen veçmas.

Të fundit