Flash News

Ditari i Maxhorancës

Etilda Gjonaj në krye të listës së PS për Tiranën

Etilda Gjonaj në krye të listës së PS për Tiranën

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj do të jetë në krye të listës së kandidatëve për deputetë në qarkun e Tiranës. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama gjatë prezantimit të programit “Drejtësia që duam”.

Vetë Gjonaj u ndal gjatë fjalës së saj tek “Reforma në Drejtësi” duke thënë se solli dritë në fund të tunelit, pavarësisht përpjekjeve të palës tjetër për ta goditur.

“PS mori një hap historik. Kemi pasur si kryefjalë në këto tetë vite reformën në drejtësi, që solli dritë në fund të tunelit. Përmes kësaj reforme kemi hedhur themelet e forta për të shpëtuar përgjithmonë gjyqësorin nga kthetrat e korrupsionit. Ka pasur përpjekje për ta ndaluar. Pavarësisht kësaj reforma është e pandalshme.

Rezultatet e saj janë dëshmi që e shohin të gjithë qytetarët. Reforma në drejtësi ka qenë një sfidë dhe luftë e përditshme. Gjithmonë kanë qenë dy krah si dy botë. Ne dhe pala tjetër që e ka goditur. Janë këta pala tjetër që janë bashkuar në një kontratë politike dhe interesash. I bën bashkë frika ndaj reformës në drejtësi”, tha Gjonaj.

Pjesë e listës për kryeqytetin do të jetë edhe prefekti Toni Gogu.

Të fundit