Flash News

Ditari i Maxhorancës

Çfarë ndodhi në grupin e PS-së? Rama “frenon” debatin për Marjana Koçekun, përplaset me Braçen

Çfarë ndodhi në grupin e PS-së? Rama “frenon”

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një mbledhje me dyer të mbyllura me grupin parlamentar të Partisë Socialiste, ku në qendër të diskutimeve kanë qenë situata politike në vend dhe reagimet e fundit lidhur me çështjen e Zvërnecit.

Sipas burimeve, Rama u ka kërkuar deputetëve të rrisin angazhimin në rrjetet sociale dhe të promovojnë më intensivisht projektet dhe investimet e qeverisë. Ai ka shprehur pakënaqësi për mënyrën se si, sipas tij, puna e qeverisë nuk po arrin të marrë vëmendjen e duhur në platformat online.

Gjatë mbledhjes pati edhe një shkëmbim replikash mes kryeministrit dhe deputetit Erion Braçe. Rama e kritikoi Braçen për publikimet e shpeshta që denoncojnë problematikën e mbetjeve urbane, duke i vënë në dukje se fokusohet vetëm te rastet problematike. Nga ana tjetër, Braçe ka këmbëngulur se do të vazhdojë t’i denoncojë këto situata derisa të marrin zgjidhje.

Burimet bëjnë me dije se kreu i qeverisë ka dhënë orientime edhe për mënyrën se si deputetët duhet të komunikojnë mbi zhvillimet e fundit politike. Ndërkohë, diskutimi për aktivisten Marjana Koçeku nuk ka vijuar, pasi Rama ka ndërhyrë duke mos lejuar që tema të zgjerohej gjatë debatit të grupit parlamentar.

 

Të fundit