Flash News

Ditari i Maxhorancës

‘Fermat’ e bitcoin në Shqipëri/ Çela shpalos planin: I kemi çuar në ndjekje penale, iu tregoj hapat

‘Fermat’ e bitcoin në Shqipëri/ Çela shpalos

Administratori i OSHEE Ardian Çela foli në Komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, lidhur me 2 fermat bitcoin të gjetura në Shqipëri.

Çela deklaroi se fermat ushtronin aktivitetin e tyre përkatësisht në dy qytete: në Tiranë dhe në Fushë Krujë. Ai shtoi se janë marrë masat e nevojshme dhe është ngritur një plan për të bërë të mundur bllokimin aktivitetit të tyre. Fillimisht, Çela deklaroi se është nisur monitorimi i fermave, për të kaluar në hapat e tjerë duke arritur deri te ndjekja penale.

“Për rastin e bitcoin do tu jap këtë informacion. Ne kemi nisur faza e parë e investimit sepse ky shqetësim ska qenë vetëm me bitcoin por ka qenë edhe me shtëpitë e barit. Kemi nisur edhe për monitorimin e humbjeve të kompanisë, kemi nisur monitorimin e firdrave, montimin e 1200 smart meter që janë motuar dhe tani jemi në fazën e dytë, blancmiter vendosjen e smart miter në rreth 26 mijë kabina që ka kompania sepse një fider është me kilometra e gjatë. Duke kaluar në fazën e 2 të monitorimit të kabinave ne fillojmë dhe e ngushtojmë rrethin e kërkimit. Sot që flasim kemi evidentuar 2 ferma bitcoin njëra në Tiranë dhe njëra në Fushë Krujë dhe kemi marrë masa edhe ndaj ekipeve që monitorojnë atë zonë jo vetëm me largim nga puna, por i kemi çuar dhe ndjekje penale. Është një proces dhe beteje që kemi përditë me cilindo që vjedh energjinë pra krijon lidhje të paligjshme. Është betejë e përvitshme. Ky është një proces që e kemi në qendër të vëmendjes dhe me këtë investimin tjetër që thashë se është në proces dhe me suportin e bankës së eksport import amerikane për ta suportuar këtë lloj investimi , rezultatet do jenë më të mira. Jo çdo gjë bëhet me krahë, pra kërkon dhe investime smart që jemi duke i realizuar”, deklaroi Çela.

 

Të fundit