Flash News

Ditari i Maxhorancës

“Fishat e diabetit rimbursohen”, zonja e publikut ‘rrëzon’ Ramën: Flasim pas emisionit

“Fishat e diabetit rimbursohen”, zonja e publikut

Kryeministri Edi Rama foli për rimbursimin e shtetit për kategorinë e pensionistëve, kryesisht të medikamenteve.

Në studion e ‘Opinion’ Rama u përballur me një zonjë nga publiku e cila deklaroi se vetëm për fishat e diabetit paguan 6000 lekë në muaj, ndërsa pensioni i saj nuk ishte as 8 mijë lekë të reja.

Por pavarësisht deklaratës, kreu i qeverisë tha se fishat e diabetit janë të rimbursueshme, por kjo deklaratë u kundërshtua nga zonja e cila tha se i paguan vet çdo muaj.

Pjesë nga debati

Fevziu: Sa paguani ilaçe në muaj?

Zonja: Unë paguaj fishat e dibetit 60 mijë lekë.

Rama: Fishat e diabetit janë të rimbursueshme.

Zonja: Jo, jo i blej vetë.

Fevziu: Ajo i blen vetë ti thua…

Rama: Fakti që e merr vet nuk do të thotë që është e drejtë që ta marrë vet, pasi ka dhe shumë nevoj për informim. Pas emisionit do flasim.

 

 

Të fundit