Flash News

Ditari i Maxhorancës

Flamujt serbë në bulevard, sqaron Rama: Edhe qyteti i Serbisë ishte i mbushur me flamuj shqiptarë

Flamujt serbë në bulevard, sqaron Rama: Edhe qyteti i Serbisë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me debatin e pranisë së flamuj serbë përgjatë bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’, në sajë të vizitës së presidentit Aleksandar Vuçiç në Shqipëri.

Duke iu përgjigjur një komentuesi në Facebook, Rama thotë se edhe ditën që ai ka vizituar Beogradin, kryeqyteti i Serbisë ishte i mbushur me flamuj shqiptarë.

“E vërteta është se ditën që unë vizitova Beogradin, kryeqyteti i Serbisë ishte i mbushur me flamuj shqiptarë dhe huliganët që e dogjën një flamur u arrestuan nga policia; e vërteta është se në Beograd unë flas shqip dhe mbroj interesat e të gjithë shqiptarëve dhe të Shqipërisë natyrisht; e vërteta është se në Beograd unë kam kërkuar shqip njohjen e Kosovës nga Serbia, mu në Pallatin Presidencial të Serbisë dhe atëherë ju më bëtë hero, por nuk isha hero atëherë e nuk jam tradhtar tani, thjesht isha e jam kryeministri i Shqipërisë;

e vërteta është se Ballkani i Hapur është jo vetëm e ardhmja e fëmijëve të krejt rajonit, po edhe interes strategjik i Shqipërisë e i krejt kombit shqiptar; e vërteta është se e vërteta vonon po nuk harron dhe nesër edhe ti do mendosh si unë sot, ndërsa turpin do ta mbajnë ata që e kanë, jo unë e qeveria ime, që kemi mbështetjen e shqiptarëve për të punuar, zhvilluar e për të duruar edhe baltën e lopatave të vjetra të politikës shqiptare” -shkruan Rama.

Të fundit