Flash News

Ditari i Maxhorancës

Flet Gramoz Ruçi: Si e shoh PS pas largimit

Flet Gramoz Ruçi: Si e shoh PS pas largimit

Festës së 32 vjetorit të PS sot iu bashkua edhe ish-kryetari i kuvendit dhe  ish-deputeti i PS, Gramoz Ruçi.

Në një intervistë për Euronews Albania, ai tha se ky përvjetor është një nga më mbresëlënësit në 32 vite dhe kjo për shkak të fitores historike që ka arritur Partia Socialiste.

“Bëmë një rrugë të gjatë me Partinë socialiste, përvjetori pas largimit tim, është më mbresëlënësi në 32 vite, mbresëlënës për fitoren historike të PS, që edhe pse nuk u arrit gjatë kohës që unë isha aktiv, është kënaqësi e madhe.

Është mbresëlënëse se edhe lidershipi i PS dhe Edi Rama nuk e ka parë këtë fitore me eufori, por përkundrazi me shumë përulësi dhe përgjegjshmëri për ta justifikuar këtë besim”,-tha Gramoz Ruçi.

I pyetur se si i është dukur Partia Socialiste pas largimit të tij, Ruçi tha se “rezultati i partive politike matet vetëm me diçka, me zgjedhje”.

Të fundit