Flash News

Ditari i Maxhorancës

Fotolajm/ Me kë u ul Arben Ahmetaj në Kuvend pas shkarkimit, Rama ‘kokë më kokë’ me ‘Belën’ zv.kryeministre

Fotolajm/ Me kë u ul Arben Ahmetaj në Kuvend pas shkarkimit, Rama

Me 76 vota pro dhe 32 kundër Kuvendi ka miratuar pasditen e sotme ndryshimet në qeveri. Belinda Ballukut u votua si zv.kryeministre në vend të Arben Ahmetajt dhe Majlinda Dhuka si kryenegociatore në vend të Zef Mazit.

Ajo që nuk u pa nga kamerat  gjatë zhvillimit të seancës është fakti se Ahmetaj pas shkarkimit u ul krah deputetëve të PS.

Siç duket edhe në fotot e LSA, Ahmetaj ulet krah Damian Gjiknurit, Sekretar i Përgjithshëm i PS, ndërsa shfaqet i buzëqeshur.

Ndërkohë, vendin e tij si zv.kryeministër e zuri Belinda Balluku, njëherësh edhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Ajo është fotografuar duke biseduar ‘kokë më kokë’ me kryeministrin Rama, i cili sot u shfaq në seancë me një xhaketë rozë.

 

Të fundit