Flash News

Ditari i Maxhorancës

Fushata e PS/ Largohen drejtorë të rëndësishëm në 4 qarqet kryesore; Rama merr edhe ministrat në mbledhjet me drejtuesit politikë

 Fushata e PS/ Largohen drejtorë të rëndësishëm në

Performanca e dobët në punën e tyre që lidhet me shërbimet ndaj qytetarëve, u ka kushtuar vendin e punës rreth 13 drejtuesve rajonalë në katër qarqe të rëndësishme. Duket se gjërat kanë filluar të lëvizin veçanërisht në qarkun e Shkodrës, i cili duket dhe më problematiku në lidhje me shërbimet ndaj qytetarëve, për shkak të lënies së shumë kompetencave në dorë të një prej aleatëve të PS-së në maxhorancë.

Pas ndarjes së re të drejtuesve politikë të PS-së në qarqe dhe analizës së drejtorive të rëndësishme në qarkun e Shkodrës, janë larguar deri tani shtatë drejtues dhe pritet të largohen edhe të tjerë.

Në qarkun e Shkodrës kemi largime të drejtorëve të Autoritetit të Kontrollit të Ushqimit, të IKMT-së, të Tatim Taksave, të Kujdesit Shëndetësor, të Policisë, të Doganave, por dhe të prefektit.

I deleguari i PS-së në këtë qark është deputeti Ilir Beqja. Që në fillim të shtatorit, në një nga mbledhjet me drejtuesit politikë, Kryeministri Rama ka kërkuar analizën e punës në ato zyra ku qytetarët marrin shërbime dhe largimin e çdo drejtuesi që nuk ka punuar në këtë drejtim.

Por tre drejtues të rëndësishëm janë larguar edhe në qarkun e Durrësit, drejtorët e Kadastrës së Drejtorisë Arsimore dhe të Autoritetit të Kontrollit Ushqimor.

Drejtimin e këtij qarku e mori përsipër vetë Kryeministri Rama, ndërsa emëroi si ndihmës të tij, kreun e OSHEE-së, Ardi Çela. Në qarkun e Korçës kemi lëvizje të drejtorit të AKUsë dhe të Kadastrës, ndërsa në Lezhë lëvizje të drejtuesve të Policisë dhe Zyrës Rajonale të Arsimit Parauniversitar.

Fushata e PS/ Largohen drejtorë të rëndësishëm në

Ministrat

Në mbledhjen e djeshme të shtabit elektoral të PS-së, i cili mblidhet çdo të hënë nga kryeministri Rama, kanë marrë pjesë dhe ministrat e kabinetit qeveritar. Burime nga mbledhja e djeshme thanë për gazetën “Panorama” se ministrat do të jenë pjesë e mbledhjeve të këtij shtabi.

Mësohet se dje ata kanë mbajtur shënim çdo problematikë të raportuar nga drejtuesit politikë të qarqeve, sipas sektorëve që mbulojnë, ndërsa duke filluar nga mbledhja e ardhshme, ata do të duhet të raportojnë mbi zgjidhjen e këtyre shqetësimeve.

Kryeministri Rama ka preferuar një ballafaqim të drejtpërdrejtë mes atyre që do të drejtojnë fushatën në çdo qark dhe përfaqësuesve të qeverisë për të gjetur zgjidhje pa e hedhur përgjegjësinë te të tretë për çdo problem që paraqitet në qarqe. Filtrat E ndërsa deputetët aktualë dhe ministrat e Partisë Socialiste do të vlerësohen edhe nga anëtarësia e partisë përmes platformës “Deputeti që duam”, performanca e drejtorëve ka kaluar në disa filtra.

Kryeministri Rama mori fillimisht një raport konfidencial nga kryebashkiakët, për performancën e drejtorive rajonale që funksionojnë në bashkitë e tyre, ndërsa një filtër tjetër kanë qenë dhe raportimet e anëtarësisë për punën e tyre në çdo qark. “Për të marrë të paktën 74 mandate në zgjedhje, duhet të masim performancën e drejtuesve dhe deputetëve në çdo qark”, mësohet të jetë shprehur kryesocialisti në mbledhjen e djeshme. Marrë nga gazeta Panorama

Të fundit