Flash News

Ditari i Maxhorancës

“Fushata e PS si plakat e marsit”, Rama i përgjigjet Berishës: Po vetë pse s’vajti në takim ky?

“Fushata e PS si plakat e marsit”, Rama i përgjigjet

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili e cilësoi hapjen e fushatës së PS “si plakat e marsit”, ndërsa atë të PD, si një vullkan. I ftuar në Opinion, Rama tha se grumbullimet në fushatën e PD janë të rrezikshme për qytetarët dhe shëndetin e tyre.

Nuk e ndoqa unë pjesëmarrjen, ishte në takim ky? Apo e ruajti ndenjësen e vet dhe nuk vajti atje? Sepse ai e di shumë mirë sepse vajtja atje në ato kushte, është e rrezikshme. Ky vajti atje apo vullkanin ja la atyre që vajtën dhe kush të digjet le të digjet në atë vullkan?

Këto lloj grumbullimesh siç tregoi edhe dinamika në SHBA janë të rrezikshme për shëndetin e njerëzve. Në këto kushte fushata do jetë më pak spektakolare nga pikëpamja e turmave e britmave dhe më dialoguese me njerëzit”, tha Rama.

 

Të fundit