Flash News

Ditari i Maxhorancës

Fushatë elektorale në Kuvend, Rama premton bonus të trefishuar për pensionistët

Fushatë elektorale në Kuvend, Rama premton bonus të trefishuar

Kryeministri Edi Rama ka folur në Kuvend në nisje të seancës plenare. Teksa opozita protestonte, Rama mori fjalën dhe foli për pensionistët, shtresën më vulnerabël për të cilën më herët miratoi një rritje prej 7 mijë lekësh.

Në kuadër të fushatës së nisur, Rama u shpreh se për ata pensionistë që kanë një pension deri në 200 euro, do të jepet trefishi i bonusit në vlerë 150 euro, ndërsa për ata pensionistë që marrin më shumë se 200 do të marrin dyfishin e bonusit.

Rama: Në hyrje të kësaj fjale dua tu përcjell të gjithë pensionistëve të Shqipërisë lajmin e mirë se në ditët në vijim qeveria do të çlirojë një fond prej 100 mln euro për burnusin e fundvitit. Ky bonus do të ndahet në dy shkallë, të gjithë pensionistët që kanë një pension deri në 20 mijë lekë, 200 euro do të marrin trefishin e bonusit të deri djeshëm përmes një bonusi të ri prej 150 euro. Ndërsa pensionistët që kanë një pension më të madh se 20 mijë lekë do të marrin dyfishin e bonusit të mëparshëm përmes një bonusi prej 100 euro.

Fjala e Ramës u shoqërua me protesta nga opozita, çka bëri që të ndërpritet seanca. Demokratët kanë paralajmëruar se nuk do ta votojnë projektbuxhetin e vitit 2025.

Të fundit