Flash News

Ditari i Maxhorancës

"Futni në program heqjen e tabelës së shumëzimit", Rama ironizon dy opozitat: I keni dhënë provat që jeni tap-topi

"Futni në program heqjen e tabelës së shumëzimit",
kryeministri Rama

Ndërsa ndodhemi në perjudhë fushate dhe palët politike po shpalosin programet elektorale pak para zgjedhjeve të 25 prillit, kryeministri Rama ka ironizuar dy opozitat kur thotë se: “Futni në program heqjen e tabelës së shumëzimit se keni dhënë provat që jeni tap-topi”

"Dy opozita bashkohuni që të hiqet tabela e shumëzimit që të shpëtojnë të gjithë, liberalizoni matematikën se kshu si vajti kjo punë të angazhohesh në opozitë është ta bësh të zezën të bardhë dhe të bardhën të zezë dhe ta bësh matematikën subjektive, ca mund të ofroni më shumë, futeni në program.

Më mirë se kaq nuk dini të bëni gjë tjetër, jeni të besueshëm nëse do thoni që të mos ketë tabelë shumëzimi, shqiptarët do ju besojnë e keni dhënë me prova që jeni tap topi, tapa është jashtë, topi është këtu. rëndësi ka që mezi ju kemi dhe se shqiptarët janë më të mençur dhe kjo ka rëndësi.

Ju jeni fitimtarë të përkohshëm patjetër, unë flas për ata që janë humbës të përjetshëm. Keni disa cilësi më të mira dhe ju është dhënë mundësia që të bëni reflektim dhe e kemi bërë", tha Rama.

Të fundit