Flash News

Ditari i Maxhorancës

Gara për Bashkinë e Kukësit pas video-skandalit, zbardhen 4 emrat e propozuar nga socialistët

Gara për Bashkinë e Kukësit pas video-skandalit, zbardhen 4 emrat

Pas publikimit të video-skandalit, ku shfaqej duke kryer marrëdhënie intime me një grua në zyrën e bashkisë, Safet Gjici dorëzoi postin e kryebashkiakut. Aktualisht, kompetencat e tij në bashkinë e Kukësit i ka marrë nënkryetari i saj, deri në zgjedhjet e reja që pritet të mbahen në fillim të gushtit.

Së fundmi, janë zbardhur emrat që socialistët kanë propozuar për të garuar në Bashkinë e Kukësit.

I pari është Ali Hallaçi, i cili aktualisht mban postin e prefektit të Kukësit. Hallaçi ka qenë edhe myfti i Kukësit në vitet 2001-2010. Një emër tjetër është Granit Gjana, nënkryetari i Bashkisë së Kukësit dhe kryetari aktual i zgjedhur nga Këshilli Bashkiak pas largimit të Gjicit.

Dy kandidatët e tjerë të mundshëm që përfliten janë Astrit Dobrushi, anëtar i Këshillit Bashkiak Kukës dhe biznesmen, si dhe Albert Halilaj, ish-drejtor i drejtorisë së tatimeve në Kukës.

Safet Gjici u arrestua dje nën akuzën e “korrupsionit pasiv”. SPAK nisi hetimet pas publikimit të video-skandalit ku përpos se kreu marrëdhënie me Alma. K, zhvilloi edhe bisedë për një tender që lidhej me sterilizimin e qenve.

Të fundit