Flash News

Ditari i Maxhorancës

Garon në bashkinë e Dibrës, kandidati i PS nuk voton dot për veten

Garon në bashkinë e Dibrës, kandidati i PS nuk voton dot për

Kandidati për Bashkinë e Dibrës, Rahim Spahiu, nuk mund të hedhë dot në kutinë e votimit, një votë për veten e tij.

Spahiu figuron me pasaportizim në Tiranë dhe pavarësisht se iu drejtua gjykatës për të kërkuar shpërnguljen në Dibër, kërkesa e tij u refuzua. Kjo ka bërë që kandidati i socialistëve të mos votojë dot për veten.

Sipas raportimeve nga KQZ, pjesëmarrja e votuesve deri në orën 15:00 ka qenë 18.95%. Qendrat e votimit janë hapur në orën 07:00.

Deri tani Dibra është qarku ku kanë votuar më shumë, me 24.8%. Për Bashkinë e Dibrës kandidojnë Rahim Spahiu i PS, Luan Haka i PD dhe Premtim Kryemadhi nga Shtëpia e Lirisë.

Të fundit