Flash News

Ditari i Maxhorancës

“Gjërat do të ishin shumë keq”, a ishte deklarata e Ramës ‘sinjal’ për kontrollin e BKH në vilat e Ahmetajt

“Gjërat do të ishin shumë keq”, a ishte deklarata e

Byroja Kombëtare e Hetimit kreu dje kontrolle në dy banesa të ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj. Njëra vila në Hamallaj në pronësi të partneres aktuale të Ahmetajt dhe tjetra banesa e ish-bashkëshortes së tij.

Mirëpo, kontrolli i kryer nga BKH në banesat e Ahmetajt vjen disa orë pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama, i cili iu kundërpërgjigj ashpër Ahmetajt.

Ky i fundit tha në një intervistë televizive se “Si kam kërkuar Ed Ramës ndonjëherë ndihmë. S’do desha të isha në pozicionin e kryeministrit që të pretendoja të bëja gjykatësin, ai të bëjë atë që bën më mirë. Gjykatësi është pozicion i sikletshëm."

Rama iu përgjigj Ahmetajt duke ‘e kërcënuar’ se “nëse unë do të kisha bërë rolin e gjykatësit, gjërat do të kishin qenë shumë më keq për ata që duan që unë të bëj rolin e gjykatësit”.

Vetëm disa orë pas deklaratës së Ramës, erdhi kontrolli i BKH-së në banesat e Ahmetajt.

Te vila në Hamallaj, agjentët e BKH-së gjetën dhe sekuestruan një shumë parash prej 30 mijë euro dhe disa dokumente, ndërsa në banesën e ish-bashkëshortës janë administruar vetëm disa dokumente.

Marrëdhënia mes Ahmetajt dhe Ramës u përfol për një krisje muaj më parë, kur kreu i socialistëve e shkarkoi ish-zv.kryeministrin nga të gjitha funksionet e PS-së. Fillimisht Ahmetaj u shkarkua nga posti i zv.kryeministrit, dhe më pas Rama i mori edhe atë të drejtuesit politik të Qarkut të Vlorës për t’ia kaluar Blendi Klosit.

Të fundit