Flash News

Ditari i Maxhorancës

Gjermania mbështet “Open Balkan”, Rama: Kërkon nënshkrimin e marrëveshjes para Samitit, s'përfshijmë askënd me zor

Gjermania mbështet “Open Balkan”, Rama: Kërkon

Qeveria gjermane doli hapur në mbështetje të plotë të nismës “Ballkani i Hapur”, duke theksuar se bashkëpunimi rajonal është i dobishëm dhe i rëndësishëm kur bëhet gjithpërfshirës.

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në Twitter, pas mbështetjes së qeverisë gjermane, duke theksuar se Gjermania kërkon nënshkrimin e menjëhershëm të marrëveshjes për Tregun e Përbashkët Rajonal para Samitit BE-Ballkan në 6 tetor.

"ÇUDI"! Qeveria gjermane e mbështeska Open Balkan ndryshe nga çfarë u thuhet njerëzve në Prishtinë e Tiranë prej atyre që s'pyesin për Amerikën dhe jo vetëm kaq, po kërkon nënshkrimin urgjent të marrëveshjeve për Tregun e Përbashkët Rajonal para Samitit BE-Ballkan në 6 tetor!”, shkruan Rama

Ai shton se dera e iniciativës është e hapur, por askush nuk mund të detyrohet të hyjë me zor apo të kuptojë rëndësinë që ka për të ardhmen.

“Open Balkan thotë qeveria gjermane duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe po, patjetër, kështu duhet të jetë e ndaj dera është e hapur, por as nuk përfshijmë dot kënd me zor, as nuk rrimë dot të presim sa t'u mbushet mendja atyre që s'duan të kuptojnë se kjo është rruga e të ardhmes!”, vijon Rama.

Të fundit