Flash News

Ditari i Maxhorancës

Gjiknuri numri dy i partisë/ Ish-ministrat marrin postet e sekretarëve në PS; vetëm një emër surprizë

Gjiknuri numri dy i partisë/ Ish-ministrat marrin postet e sekretarëve

Në kampin rozë sot kishte zhvillime të rëndësishme. Kryeministri Edi Rama prezantoi kabinetin me të cilin do të drejtojë vendin për katër vitet e ardhshme si dhe tregoi emrat e rinj që do të drejtojnë strukturat e partisë.

Numri dy i PS do të jetë Damian Gjiknuri, i cili zëvendësoi Taulant Ballën në këtë detyrë dhe jo vetëm. Anila Denaj dhe Etilda Gjonaj që aktualisht janë ministre do të drejtojnë dy sekretariate, përkatësisht të Burimeve Njerëzore dhe të Forumit të Gruas.

Risi ishte vendosja e studentes 20-vjeçare Bojkena Basha si Sekretare për Rininë. Kryeministri Edi Rama e lëvdoi dhe shprehu besim tek e reja.

Zv.ministrja e Brendshme Romina Kuko do të drejtojë Sekretariatin për Marrëdhëniet me Jashtë, pasi Rama tha se ka lidhjet e nevojshme për këtë pozicion.

Aktualisht ministër i Turizmit, Klosi do të jetë Sekretar Organizativ i PS. Ndërsa Etjen Xhafaj u emërua Sekretari i Dixhital. Më herët ai ka mbajtur postin e ish-zëvëndësministrit të Jashtëm, ndërsa tashmë është deputet.

Lista e sekretarëve

-Damian Gjiknuri, Sekretari i Përgjithshëm

-Blendi Klosi, Sekretar Organizativ

-Etjen Xhafaj, Sekretari i Dixhital

-Anila Denaj, Sekretariati i Burimet Njerëzore 

-Etilda Gjonaj, Sekretarja e Forumit të Gruas

-Romina Kuko, Sekretare e Marrëdhënieve me Jashtë

-Bojkena Basha, Sekretare për Rininë

 

Të fundit