Flash News

Ditari i Maxhorancës

Gjiknuri takim me krerët e PS-së në 61 bashki, në fokus analiza post-zgjedhore

Gjiknuri takim me krerët e PS-së në 61 bashki, në fokus

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri ka zhvilluar sot një mbledhje në Durrës me kryetarët e partisë në 61 bashkitë e vendit.

Prezent në takim kanë qenë edhe  sekretari Dixhital Etjen Xhafaj dhe sekretari i Organizimit Blendi Klosi. Gjiknuri u shpreh se takimi u bë në kuadër të analizës post-zgjedhore si dhe për të parë ecurinë e procesit të regjistrimit të anëtarësisë.

“Patëm rastin të mbledhim të gjithë drejtuesit e Partisë Socialiste në të gjitha Bashkitë. Ishte një analizë në lidhje me ecurinë e procesit të analizës post-zgjedhore dhe njëkohësisht edhe ecurisë së procesit të regjistrimit të anëtarësisë. Është një analizë e nevojshme pasi Partia Socialiste ka hyrë në një fazë intensive të ristrukturimit, që do të thotë përgatitja e partisë ndërmjet periudhave zgjedhore për të qenë gati në çdo moment,” u shpreh Gjiknuri.

Gjiknuri deklaroi se rezultatet e procesit të analizës do të përfundojnë me përgatitjen e një platforme të mirëfilltë elektorale organizimi.

“Eksperiencat e krijuara në zgjedhjet e fundit dhe përmirësimet e nevojshme që do të dalin nga procesi i analizës do i konkludojmë me përgatitjen e një platforme të mirëfilltë elektorale organizimi, që Partinë Socialiste ta konsolidojmë si forcën më të organizuar politike. Gjithmonë për të çuar përpara interesat e publikut shqiptar. Frytet e këtij takimi besoj se do reflektojnë në qasjen strategjike të Partisë Socialiste. Sekretari Digjital dhe Sekretari Organizativ janë dy komponentët e nevojshëm për ta bërë shumë efektiv organizimin e Partisë Socialiste”, përfundoi Gjiknuri.

Të fundit