Flash News

Ditari i Maxhorancës

"Gjimnazit 'Sami Frashëri' i është tjetërsuar pronësia", Rama ironizon Kryemadhin: Kap ca të kapësh, njëlloj si shërimin nga COVID duhet ta kërkojmë në Kisha

"Gjimnazit 'Sami Frashëri' i është tjetërsuar
Foto Ilustruese/ Rama dhe Kryemadhi

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas akuzave të LSI-së ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj, se shkollës 'Sami Frashëri' i është ndryshuar pronësia.

“Për fat të keq jetojmë në një kohë kur faktet janë viktimë e rrjeteve sociale”, është shprehur se Rama, duke e konsideruar si gënjeshtër deklaratën e Kryemadhit.

"Është një betejë e përditshme për të mos lejuar që faktet të bëhen si avujt e rakisë presidenciale, dhe për fat të keq jetojmë në një kohë kur faktet janë viktimë e rrjeteve sociale, e volumit marramendës të informacionit të paverifikuar e shpërndarjes së qëllimshme masivisht të shpifjeve dhe gënjeshtrave. Për fat të keq Monika, Iliri, Saliu janë absolutisht në vendin e duhur dhe kohën e duhur me instrumente të duhur që të jep kjo kohë për t'u lëshuar në një shifra marramendës si ky që po e vënë me shpifje dhe gënjeshtra duke pasur parasysh faktit që gënjeshtra janë më të shpejta në arritjen audiencës.

Shkolla po rindërtohet, puna ka nisur, dokumentet e pronës janë publikuar edhe sot nga Veliaj përsëri dhe Monika thotë shkolla do të ndërtohet në Paskuqan, domethenë "Kap ca të kapësh", ta haj kush ta haj, ashtu si thotë që shërimi nga COVID duhet ta kërkojmë në Kisha", tha Rama.

Të fundit