Flash News

Ditari i Maxhorancës

Gjonaj propozon ndryshime në Kodin Penal/ Kushdo që publikon meme do të ndëshkohet, parashikohet deri në 1 vit burg  

 

Gjonaj propozon ndryshime në Kodin Penal/ Kushdo që publikon meme do
Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj i ka propozuar Kuvendit disa ndryshime në Kodin Penal, ku parashikohet ndër të tjera dënimi me burg për këdo që do publikojë në rrjete sociale shprehje apo video me qëllime ironike, të ashququajturat “Meme”.

Në draft parashikohet se ndjekja penale fillon me ankim të "viktimës" ose përfaqësuesit ligjor të tij. Por dënimi me burg mund të evitohet nëse mesazhi apo videoja ironike, që pretendohet nga propozuesi se cënon imazhin, tërhiqet.

“Publikimi në çdo formë, mënyrë apo mjet i një montazhi të realizuar me fjalët ose imazhin e një personi pa pëlqimin e tij, nëse kryhet për qëllime përfitimi material ose jo material, apo kur ka qëllim të dëmtojë reputacionin e një personi, kur materiali nuk shfaqet dukshëm që është një montazh ose nëse nuk përmendet shprehimisht se eshtë i tillë, përbën kundrvajtje penale dhe dënohet me burgim deri në 1 vit.”

 

Të fundit